Është dashur ndërhyrja e polumbarëve të forcave RENEA për të nxjerre nga Lumi Drino trupat e dy elektricisteve të cilët humbën jetën pasi mjeti i tyre u mor nga rrjedhja e fortë e lumit në mesnatë.
Dy elektricistet Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj ishin nisur për të rregulluar një avari në fshatin “Asim Zeneli” mirëpo gjithcka është kthyer në tragjedi, raporton Vizion Plus.
Rreth orës 00:30, në shtratin e lumit Drino, një automjet të OSHEE-së, në përpjekje për të kaluar lumin, e ka marrë rrjedha e lumit dhe për pasojë kanë humbur jetën dy elektricistët që ndodheshin në mjet, shtetasit I. I., 64 vjeç dhe S. K., 52 vjeç banues në Gjirokastër.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Trupat e të dy shtetasve u nxorën nga polumbarët e RENEA-s.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.