Politikani serb dhe kryetari i Partisë Socialiste serbe, LSV, Nenad Çanak ka deklaruar sot se Kosova nuk është Serbi, një deklaratë kjo që ka hapur reagime të shumta në mediat serbe.
“Kurir” e ka cilësuar deklaratën si “shokuese“.
Teksa po sulmonte opozitën, Çanak tha se: Si mund të mos jepni diçka që nuk është e juaja edhe ashtu?
Nëse Kosova është Serbi, përpiquni të shkoni në Kosovë dhe do të shihni se sa është pjesë e Serbisë.
Boris Tadic është shoku im dhe një njeri me të cilin kurrë nuk kam rënë dakord për një numër gjërash dhe ai i di shumë mirë ato.
Por meqenëse premtova të mbaj shumicën në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Serbisë, në mënyrë që të njëjtit njerëz që janë tani në pushtet të mos vijnë, ne, me pesë deputetë që ishin vendimtar për ruajtjen e shumicës parlamentare, pa asnjë vend në qeveri, ishin në një pozicion për katër vjet dhe unë nuk mund të përfshihem as në komisionet parlamentare. Ne e shpëtuam atë.