Politikani i dënuar për krime lufte: Mezi pres që ushtria serbe të futet në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Politikani i dënuar për krime lufte: Mezi pres që ushtria serbe të futet në Kosovë

Udhëheqësi i Partisë Radikale Serbe (SRS), Vijislav Seselji ka thënë gjatë një interviste që ushtria serbe duhet të hyjë në Kosovë. Këtë deklaratë ai e bëri teksa fliste për ndalimin e hurjes në Kosovë të nënkryetarit të Beogradit, Goran Vesiç.

 

Sipas tij, ndërhyrja duhet të jetë e menjëhershme.

 

Advertisement

“Që kur Metropoliti Amfilohije informoi publikun për tekstin origjinal të këngës “Elbi korri një vajzë kosovare”, ajo këngë më është rritur aq shumë në zemër sa që tani vetëm pres që ushtria e famshme serbe të kthehet në Kosovë. Kjo duhet të ndodhë një herë, nuk ka rrugë tjetër”, tha Sheshel.

 

Kreu i SRS ka qenë i dënuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte në ish-Jugosllavi, kohë kur ai shërbente si zv.kryeministër i Serbisë.

 

Advertisement

Ai u dënua me 10 vjet burg, por për shkak të kohës së kaluar në paraburgim të Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Hagës, ai nuk u kthye në burg.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy