Policia zbardh ngjarjen në Devoll/ Automjetin nuk e dogji Deizi, arrestohet një burrë (Emri)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia zbardh ngjarjen në Devoll/ Automjetin nuk e dogji Deizi, arrestohet një burrë (Emri)

Policia ka zbardhur ngjarjen e një nate më parë në Devoll ku u dogj qëllimisht një automjet.

 

 

Pronari i automjetit fillimisht akuzoi të renë nga Bilishti, Deizi Arapi me të cilën kishte pasur konflikte më herët.

Advertisement

 

 

Por sipas policisë, autorë të ngjarjes janë dy vëllezër, banues në Elbasan.

 

Advertisement

 

Njëri prej tyre, Durim Stafa është vënë në pranga nga Policia, ndërsa vëllai tjetër është shpallur në kërkim.

 

 

Advertisement

Njofitmi:

Devoll/Zbardhet ngjarja e ndodhur një natë më parë në Bilisht, ku u dogj automjeti i një 34-vjeçari.

Identifikohen 2 autorët e dyshuar (vëllezër) të zjarrvënies, vihet në pranga njëri prej tyre dhe shpallet në kërkim autori tjetër i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 10.10.2022, në qytetin e Bilishtit, ku u dogj një automjet, bënë të mundur identifikimin e 2 autorëve të dyshuar të saj.

Advertisement

Si rezultat, u bë ndalimi i shtetasit Durim Stafa, 35 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. S., 40 vjeç (vëllezër), të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dhe nga provat e grumbulluara rezultoi se këta shtetas i kanë vënë zjarrin automjetit tip “Audi A4”, në pronësi të shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Bilisht dhe për pasojë, automjeti është djegur plotësisht.

Vijon puna për vënien para përgjegjësisë penale të përsonave të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy