“Policia s’ndjek dot çdo makinë”/ Çuçi flet për hetime, çfarë i pret drejtuesit e mjeteve luksoze

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Policia s’ndjek dot çdo makinë”/ Çuçi flet për hetime, çfarë i pret drejtuesit e mjeteve luksoze

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se për kriminalitetin në vend nuk mund të fajësohet vetëm policia, por edhe gjyqtarë e prokurorë.

 

Në një konferencë për mediat, Çuçi komentoi aksidenti e frikshëm, ku u shua një familje me katër anëtarë.

 

Advertisement

Sipas tij, policia nuk ndjek dot çdo makinë. Ai paralajmëroi hetime pasurore për drejtuesit e mjeteve luksoze.

 

“Ditët e fundit jemi tronditur të gjithë nga dy ngjarje të njëpasnjëshme. Një aksident tragjik rrugor, me pasojë katër jetë njerëzish, si rezultat i shkeljes së çdo rregulli shpejtësie nga ana e vrasësit, dhe një tjetër ngjarje me armë zjarri ku humbën jetën katër persona, për një parcelë plazhi në Velipojë. Dua të theksoj fort se: Policia e Shtetit, përtej të metave apo dobësive të saj dhe përmirësimeve të mëtejshme që duhen dhe do të bëhen, as nuk ndjek çdo makinë që lëviz në rrugët e vendit, e as nuk mund të parandalojë një sherr në orën 1 të natës mes dy fqinjëve. Të dyja rastet fatale kërkojnë sigurisht në radhë të parë një reflektim nga të gjithë, pa përjashtim, përfshirë këtu edhe Policinë e Shtetit, të cilës gjatë Mandatit tonë të Tretë qeverisës, do t’i vihen në dispozicion edhe dronë super-inteligjente, si dhe një sistem modern monitorimi i rrugëve, që gjeneron në kohë reale gjoba për shkelësit e kufijve të shpejtësisë. Po ashtu do të krijojmë një kuadër rregullatori të ri për të futur në hetim pasurinë e drejtuesve të makinave të shtrenjta që kanë përsëritje të shkeljeve ligjore në qarkullim.”

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy