Policia përgatitet për zgjedhjet/ Plan me katër faza për fushatë dhe votim të qetë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia përgatitet për zgjedhjet/ Plan me katër faza për fushatë dhe votim të qetë

Policia ka hartuar një plan pune të gjerë për mbarëvajtjen e fushatës elektorale dhe procesit zgjedhor.

Për Vizion Plus, drejtori i Rendit Publik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Ylli Vasili, shpjegoi se ky plan është ndarë në disa faza, ku përfshihet edhe numërimi i votave.

 

YLLI VASILI

Advertisement

DREJTOR I RENDIT PUBLIK

 

Në këtë program pune janë përcaktuar 4 fazat të cilat janë faza parazgjedhore, faza e dytë që është garantimi i rendit dhe sigurisë gjatë fushatës zgjedhore, faza e tretë që është garantimi i sigurisë gjatë zhvillimit të votimeve dhe shoqërimi i kutive të votimit si dhe faza e katërt që ka të bëjë me garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë numërimit të votave dhe shpalljes së rezultatit.

 

Advertisement

Vasili shton se do të jetë e përfshirë edhe Garda e Republikës për ruajtjen e drejtuesve politik.

 

Për të patur një planifikim sa më të saktë dhe më të mirë të shpërndarjes së forcave të rendit do të kemi një bashkëpunim mjaft të ngushtë me Gardën e Republikës e cila do të sigurojë gjatë gjithë kohës lëvizjen e personaliteteve dhe ruajtjen e objekteve të rëndësishme shtetërore. Gjithashtu ne do të kemi një komunikim të vazhdueshëm dhe një raportim të drejtpërdrejtë dhe aktual me KQZ-në ku ne do të kemi një informacion gjithëpërfshirës ditën e votimeve sidomos dhe më pas në ditën e numërimit të votave.

 

Advertisement

Aktualisht efektivët e rendit që do të marrin pjesë në procesin zgjedhor kanë nisur trajnimin për mbarëvajtjen e procesit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy