Policia e Shtetit ka dhënë informacione lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Elbasan, ku një 45-vjeçar qëlloi me armë drejt punonjësve të policisë.
Në njoftim thuhet se Josif Kavaja ka rrëzikuar jetën e efektivëve, të cilët shkuan në banesën e agresorit për kontroll banese, me vendim Gjykate, pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje.
Nga të shtënat nuk ka punonjës efektivë të lënduar.
Ndërkohë, Policia Vendore ka rrethuar zonën në një perimetër të gjerë duke marrë masa sigurie për jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë në atë zonë.
Advertisement
Në ndihmë të Policisë janë nisur edhe forcat speciale RENEA.