![Policia në rrugë për aksidentet/ Sfidon i riu pa patentë, radari e kap me shpejtësi vrastare](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/06/policia-8-595x400.png)
Teksa Policia Rrugore ka zbarkuar në akse që konsiderohen rrezik potencial për aksidentet rrugore, një 29-vjeçar ka vendosur të “sfidojë” efektivët.
Shtetasi me inicialet B. H., sipas policisë, u kap nga radarët në aksin Tiranë-Elbasan, pranë TEG-ut, me shpejtësi vrastare.
Advertisement
Ai udhëtonte me 196 km/h dhe kur u ndalua, rezultoi se i ishte hequr edhe leja e drejtimit. I riu ishte disa herë i ndëshkuar për shpejtesi mbi normat e lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe me leje drejtimi të hequr. Në këto kushte, efektivët e vunë në pranga.