Policia në gatishmëri për Maratonën, 500 efektivë në terren, do të bllokohen rrugët kryesore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia në gatishmëri për Maratonën, 500 efektivë në terren, do të bllokohen rrugët kryesore

Të ardhur nga Danimarka, anëtarët e “Club 100 marathon”, vlerësojnë si të suksesshëm organizimin e maratonës së Tiranës. Si pjesëmarrës në më shumë se 100 maratona, organizimi gjithëpërfshirës sipas tyre është një element i veçantë i këtij eventi i cili numëron rreth 1000 pjesëmarrës të huaj.

“Ne kemi vrapuar në rreth 100 maratona. Në Danimarkë jemi pjesëmarrës në një club mbi maratonat. Ne po udhëtojmë në disa vende për të parë disa qytete. Shqipëria ishte një zgjedhje e mirë dhe maratona gjithashtu na mirëpriti.”

“Si organizim është shumë i mirë. Vendndodhja është e  mrekullueshme. E kemi pritur me entuziazëm, jemi një grup i madh që kemi ardhur për të marrë pjesë dhe në vendin tim kemi shumë miq nga Shqipëria.”

Mirela Kocollari, Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit te Qytetit, apelon për bashkëpunim dhe pjesëmarrje të gjerë

Advertisement

“Janë rreth 50 shtete të regjistruar dhe rreth 1000 garues nga këto vende. Pjesa tjetër janë nga rajoni. Le ta konsiderojmë një ditë pa makina dhe të bëjmë ecje sportive duke arritur disa distance, duke i lënë mjetet motorike. Do të ketë disa evente argëtuese, jo vetëm për garuesit, por edhe qytetarët që ta konsiderojnë si ditë feste”, tha ajo.

Rreth 500 forca policore do të jenë në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e eventit, ndërsa qarkullimi do të jetë i kufizuar në disa zona për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve dhe lehtësuar organizimin e aktivitetit.

“Maratona do të fillojë në Sheshin Skënderbej, do të vijojë në Bulevardin Zogu i Parë, Bulevardin e ri, Rrugën Ded Gjon Luli, Rr, Durrësit, Myslym Shyri, Rruga e Kavajës, në bulevardin në dy anët e Lanës Bajram Curri dhe Gjergj Fishta,do vazhdojë në rrugën Ibrahim Rrugova, do bëhët një xhiro rreth Liqenit Artificial do vazhdojë në Sheshin “Nënë Tereza”, në rrugën Gjergj Filipi, Papa Gjon Pali, George Bush dhe do të mbyllet në Sheshin Skëndërbej.

Ju bëjmë thirrje edhe bizneseve që ti përshtatin aktivitetet e tyre në këto orare”, shpjegoi Kocollari.

Advertisement

Qytetarëve të cilët preken nga organizimi i Maratonës, u kërkohet mirëkuptimi për të zhvendosur automjetet e tyre të dielën deri në orën 22:00. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy