Policia në aksion për lojërat e fatit/ Arrestohen administratori i lokalit, procedohen dy të tjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia në aksion për lojërat e fatit/ Arrestohen administratori i lokalit, procedohen dy të tjerë

Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

 

 

Policia e Tepelenes arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 55 vjeç, banues në Memaliaj (administrator i një lokali), pasi kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit që administronte, për organizimin e lojërave të fatit.

Advertisement

 

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit B. M., 60 vjeç, banues në Memaliaj (pronar i subjektit) dhe J. E., 34 vjeç (klient i subjektit), pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e lotarive të palejuara në subjektin e shtetasit A. M. Nga këqyrja e aparateve celulare të këtyre dy shtetasve janë gjetur programe që përdoren për organizimin e basteve sportive online.

 

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Pjesëmarrja në lojërat e fatit që zhvillohen në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy