Në Kadastrën e Durrësit u zhvillua një operacion i befasishëm i policisë, për të vënë në pranga zyrtarë që shkelin ligjin.
Burimet thanë se gjatë aksionit u arrestua në zyrë juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho
Advertisement
. Prangosja e tij erdhi pas një hetimi të nisur për një pronë në zonën e “Plepave” në Durrës, me sipërfaqe rreth 2 mijë metra katrorë që është tjetërsuar.
Juristi akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Advertisement
Më herët ai është arrestuar edhe për tjetërsimin e 68 mijë metra katrorë në zonën turistike Gjiri i Lalzit dhe Kepi i Rodonit.
Advertisement