Policia Rrugore e Tiranës, ka arrestuar dhe proceduar penalisht disa shoferë përgjatë javës që lamë pas.
Në një njoftim, policia bën me dije se 10 drejtues mjetesh kanë tentuar të korruptojnë uniformat blu, ndërsa 33 të tjerë kanë qenë pa patentë ose të dehur në timon.
Po ashtu, edhe 250 leje drejtimi janë pezulluar.
Policia Rrugore e Tiranës
AdvertisementVijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.
Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 10 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera.
Advertisement33 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
250 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.