Forcat e policisë kanë zbrazur këtë të shtunë plazhin e gjipesë nga 190 shezlongë dhe 95 çadra që ishin vendosur aty në mënyrë të paligjshme.
Përveç sekuestros janë proceduar penalisht edhe katër persona, për zënie të hapsirës publike dhe fshehje e të ardhurave nga biznesi i cadrave.
Advertisement
Operacioni ‘Plazh i Lire” u krye nga forcat e policisë dhërmi dhe komisariati i himarës në bashkëpunim edhe me policinë bashkiake.
Kjo është faza e katërt e ketij operacioni i cili është finalizuar më herët edhe në Himarë, Borsh dhe Ksamil, me qëllim lirimin e hapsirave publike në plazhe.
Advertisement