Policia Kufitare bllokon dy mjete lundruese në Sarandë dhe Vlorë, lundronin në zona të ndaluara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia Kufitare bllokon dy mjete lundruese në Sarandë dhe Vlorë, lundronin në zona të ndaluara

Policia Kufitare ka bllokuar dy mjete lundurese përgjatë vijës bregdetare në Vlorë dhe Sarandë.

 

Bëhet me dije se një nga mjetet e ndaluara po lundronte në zonë të ndaluar, ndaj drejtuesi i tij është gjobitur me 100 mijë lekë të rinj.

 

Advertisement

Ndërkohë drejtuesi i një mjeti skaf është gjobitur gjithashtu me shumën 10 mijë lekë të rinj, pasi nuk kishte dokumentacionin e duhur për lundrim.

 

Policia Kufitare ka vijuar që në nisje të sezonit turistik veror kontrollin për ndalimin e mjeteve lundruese që shkelin ligjin apo nuk janë të pajisura me dokumentacionin e nevojshëm, kjo për të bërë të mundur parandalimin e tragjedive.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy