Policia e Lezhës kapi në flagrancë tre kushërinjtë Flamur, Viktor dhe Klisard Picaku duke kultivuar bimë narkotike në Mirditë.
Ata u prangosën, ndërsa në kërkim u shpall edhe kryetari i fshatit, Nikoll Picaku, i akuzuar se ka shpërdoruar detyrën.
Advertisement
Aksioni i policisë u zhvillua pas kontrolleve të ushtruara në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në banesat për të cilat disponohen informacione se ka tendencë për kultivim të bimëve narkotike.
Advertisement