Policia Rrugore ka arrestuar 28 drejtues mjetesh, nga të cilët 12 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për falsifikim të certifikatës për errësimin e xhamave të automjetit.
Po ashtu, në pranga përfunduan edhe 6 shoferë, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore. Për t’i shpëtuar masës administrative, ata iu ofruan punonjësve policëve nga 2000 deri në 8000 lekë.
Advertisement
Ndërkohë, gjatë 48 orëve, janë ndëshkuar me gjobë 4134 drejtues mjetesh, ndërsa janë pezulluar 71 leje drejtimi.
Advertisement