Policia e Shtetit bëri të ditur se operacioni i fundit blic i forcave RENEA në Nikël të Fushë-Krujës, është bërë në funksion të procedimit penal të ndjekur nga SPAK-u ndaj një grupi të strukturuar kriminal.
Kontrollet për sigurimin e provave që do t’i shërbejnë hetimit, të zhvilluara në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gjatë operacionit të kontrollit, ku përdorën edhe dronë, policia thote se janë zhvilluar kontrolle në 7 banesa, konkretisht:
Në banesat e shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Bedri Haka, Marklen Haka, Gentjan Koçi, Ylli Çangu dhe Ervin Kodra.
Gjatë kontrollit të banesave janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që do t’i shërbejnë hetimit në interes të procedimit penal.