Për shkak të motit të keq që ka përshirë vendin, Policia e Shtetit iu bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes maksimal.

Ata kërkojnë që shoferët të shamngin lëvizjet e panevojshme në rrugë dhe të përdorin zinxhirët e gomave për automjetet, sidomos në akset rrugore me deborë dhe me ngrica.

“Nisur nga moti i keq me reshje shiu pothuaj në të gjithë akset rrugore të vendit dhe reshjet e borës në zonat malore, Policia Rrugore tërheq vëmendjen e të gjithë drejtuesve të mjeteve, sidomos atyre që qarkullojnë në zonën e Dajtit, në Fushë Labinot, në Qafë Plloç, në Pogradec, Korçë, Dibër, Kukës, Lezhë, Llogara e Qafë Muzinë, për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve. Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin ndodhen në shërbim 24 orë, në të gjitha akset rrugore kryesore, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme. Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të tregojnë kujdes maksimal dhe të përdorin zinxhirët e gomave për automjetet, sidomos në akset rrugore me deborë dhe me ngrica. #Për_çdo_problem_kontaktoni_në_nr_falas_të_Policisë_së_Shtetit_112 !”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";