Policia e Shtetit në “këmbë”, 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për vendodhjen e 38-vjeçarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia e Shtetit në “këmbë”, 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për vendodhjen e 38-vjeçarit

Policia e Shtetit ofron 20 mijë euro shpërblim për këdo qytetar që jep informacion të dobishëm për lokalizimin dhe arrestimin e autorit të plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”. Policia njofton se është vënë në ndjekje të tij, ku janë angazhuar “Shqiponjat”, “RENEA” dhe “, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale.

 

Autori i dyshuar, Klered Bozhanaj, 38 vjeç, qëlloi me dy plumba në bark efektivin e “Shqiponjave”, gjatë kontrollit. Në momentin e ngjarjes, 38-vjeçari kishte veshur tuta dhe bluzë gri, tuta dhe kapele të zezë.

 

Advertisement

Policia njofton se autori i dyshuar është i armatosur, ndërsa fton qytetarët të bashkëpunojnë për kapjen e tij.

 

“DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njofton policia.

Advertisement

 

Mëposhtë fotoja e autorit të dyshuar:

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy