Policia “dajak” shoferëve problematik dhe të dehur në timon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia “dajak” shoferëve problematik dhe të dehur në timon

Policia rrugore në të gjithë vendin, ka evidentuar në 24 orët e fundit një sërë shkeljesh nga më të lehtat deri tek më të rëndat nga shoferet, të cilët janë ndëshkuar me masa të ndryshme.

 

Shpejtësi tej normave të lejuara deri në 180 km/orë, drejtim mjeti në gjendje të dehur e nën ndikimin e alkoolit, parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, përdorim të celularit në timon e mos vendosje të rripit të sigurimit, ishin disa nga shkeljet e evidentuara nga kontrollet në rrugë të policisë por edhe nga përdorimi përdorimi i radarëve, dragerave dhe kamerave.

Për këtë arsye janë  arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Advertisement

 

Janë pezulluar gjithsej 57 leje drejtimi, nga të cilat:

 

38 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 74 km/orë në qendrat urbane në Kamëz e deri në 180 km /orë, 20-vjeçari F.SH., i cili u konstatua nga radari  në rrugën interurbane Tiranë- Durrës, në aksin Maminas-Durrës.

Advertisement

 

19 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur në masë deri në 0.62 mg/l konstatuar në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi A.LL,  kryente manovra të rrezikshme në rrugë dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një godine.

 

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2482 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht:

Advertisement

 

  • 412 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 324 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 746 masa për shpejtësi mbi normat e lejura, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 178 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 711 masa për parakalime të gabuara dhe 111 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

 

Aktualisht ka filluar kthimi i pushuesve nga zonat bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës  dhe për këtë shkak në të gjitha akset rrugore ka fluks të shtuar, por të rrjedhshëm dhe pa ndërprerje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy