Policia bllokon skafet pas ngjarjes në Himarë/ Pronarët dalin në protest: Kemi të gjitha dokumentet të rregullta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia bllokon skafet pas ngjarjes në Himarë/ Pronarët dalin në protest: Kemi të gjitha dokumentet të rregullta

Mëngjesin e sotëm, një grup pronarësh biznesesh dhe mjetesh lundruese kanë dalë në protestë para Drejtorisë së Policisë, duke kërkuar që mos bllokohen mjetet e tyre.

 

Sipas protestuesve, mjetet e tyre janë bllokuar pa të drejtë dhe se janë të gjithë me dokumentacione të rregullta.

 

Advertisement

Ata deklarojnë se aksidentet kanë ndodhur nga individë dhe jo nga mjete të bizneseve private.

 

Bllokimi dhe kontrolli i mjeteve ujore, vjen pak ditë pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në Himarë, ku 7-vjeçarja, Jonada Avdia, u përplas për vdekje nga skafi që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy