Policia bllokon 16 mjete lundruese, rrezikuan jetën e pushuesve, aksion nga Ksamili në Velipojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia bllokon 16 mjete lundruese, rrezikuan jetën e pushuesve,  aksion nga Ksamili në Velipojë

16 mjete lundruese janë bllokuar nga policia detare dhe ajo kufitare në përpjekje për të parandaluar çdo aksident të mundshëm detar.

Mjetet që janë vënë nën sekuestro kanë qenë në të gjithë vijën bregdetare nga Ksamili në Velipojë.

Bëhet fjalë për 12 jet ski, dy skafë e dy gomone.

Gjashtë prej tyre po lundronin brenda perimetrit të sigurisë duke rrezikuar jetën e  pushuesve. Pronaret e mjeteve u ndëshkuan me 100 mijë lekë gjobë.

Advertisement

Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare po verifikojnë dokumentacionet e nevojshme, por edhe kushtet në të cilat mjetet lundrojnë. Ata apelojnë zbatimin e rregullave në mënyrë që pushuesit të jenë të sigurt./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy