Mbrëmjen e sotme policia ka “blinduar” qytetin e Fierit.
Grupe kontrolli të përbëra nga Forcat e ndërhyrjes së shpejtë, struktura e Hetimit në drejtorinë e Policisë Fier, oficerë e agjentë të krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe patrulla e përgjithshme, kanë zbritur në terren në shumë postblloqe.
Advertisement
Automjetet luksoze e ato me targa të huaja janë ato që ndalohen më tepër nga uniformat blu. Gjithashtu ka pasur edhe kontrolle automjetesh e kontrolle trupore të drejtuesve të tyre e pasagjerëve.
Ky kontroll vjen vetëm një ditë pasi në Fier ishte i pranishëm në analizën e punës së Drejtorisë së Policisë Fier edhe kreu i Policisë së shtetit Gledis Nano.
Advertisement