
Policia e Elbasanit zhvilloi një aksion për të kapur persona të përfshirë në kultivim të bimëve narkotike.
Pasi u konstatua kanabis i kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël, efektivët arrestuan një 31-vjeçar.
Advertisement
Ndërsa bashkëpunëtori i tij, një 30-vjeçar, u shpall në kërkim policor pasi gjatë aksionit kërcënoi efektivët dhe u arratis.
Në vijim të veprimeve është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. B., për moskallëzim krimi.
Advertisement