Policia e Kukësit ka zhvillluar një operacion në bar-kafe dhe restorante të paregjistruara në organet tatimore dhe me punonjës të paregjistruar.
Gjatë aksionit janë proceduar penalisht 10 biznesmenë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”.
Ata ushtronin aktivitetin në zona të ndryshme të qytetit të Kukësit, pa u regjistruar në organet tatimore dhe me punonjës të pa regjistruar/siguruar, duke shmangur detyrimet tatimore dhe sigurimin e detyrueshëm për të punësuarit, raporton Vizion Plus.
Ndërkohë, vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të informalitetit në territorin e qarkut të Kukësit.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";