
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku polici vrau kolegun e tij brenda komisariatit numër 3.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal mes autorit e viktimës. Bëhet me dije se autori ka një vit e gjysëm në polici ndërsa viktima kishte mbi 20 vjet në polici.
Autori është Ludian Zaimi ndërsa i plagosuri Çaush Saliasi policë të patrullës së përgjithshme.
“Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.
Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital.
AdvertisementGrupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media”, njofton policia.
Advertisement