“Polici më nxori pistoletën”, protesta e opozitës, Luan Baçi pretendon se është kërcënuar nga uniformat blu

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Polici më nxori pistoletën”, protesta e opozitës, Luan Baçi pretendon se është kërcënuar nga uniformat blu

Deputeti demokrat Luan Baçi pretendon se gjatë përplasjes fizike me punonjësit e policisë, një prej këtyre të fundit i ka drejtuar armën e shërbimit.

Ai pretendon se punonjësi, me të cilin më pas u përplas duke i hequr edhe kapelen e uniformës, e ka kërcënuar.

“Në momentin që ne ishim te porta, vjen një grup tjetër i FNSH dhe ne u kthyem nga porta për të ikur të parlamenti, nuk ka lanë dhe na ndaluan. Një nga policët më vuri skafandrën përballë, u mundova dhe e shtyva me skafandër. I thashë largohu se do futemi, do hyjmë andej. Ai menjëherë hapi xhaketën dhe më tha mua direkt te pistoleta dorën, në atë moment unë e shyva dhe nuk e di çfarë kam bërë, mbase ndonjë gjë që s’duhej. I hoqa kapelen nga koka dhe mbase nuk ishte veprim që duhej bërë por në ato momente u ndjeva i ofenduar ku një deputet brenda territorit të parlamentin i nxirret arma nga një punonjës policie”, tha ai.

Opozita dhe protestuesit që e mbështesin tentuan të thyejnë kordonin policor për t’u futur në ambientet e brendshme të Kuvendit, gjë e cila solli edhe përplasje mes tyre./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy