“Policët nuk kanë bërë asnjë krim”/ Rama: Të lirohen menjëherë, Kurti ka mundësinë të marrë njohjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Policët nuk kanë bërë asnjë krim”/ Rama: Të lirohen menjëherë, Kurti ka mundësinë të marrë njohjen

Për të dytën herë, kryeministri Edi Rama i kërkon autoriteteve serbe të lirojnë tre policët e rrëmbyer kosovarë.

 

Kthimi në shtëpi, tha kreu i qeverisë, përtej vendndodhjes së kapjes në territorin e Kosovës apo të Serbisë, duhet të jetë i menjëhershëm, pasi nuk kanë bërë asnjë krim.

 

Advertisement

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

Edhe nëse do të supozonim që kanë shkelur vijën e kufirit, shkelja e vijës së kufirit ka vetëm një përgjigje, kthimin e tyre në shtëpi. Po përdorim të gjitha kanalet e mundshme që kjo të ndodhë sa më parë.

 

Albin Kurtit i tha se ka mundësinë historike për t’i dhënë Kosovës njohjen ndërkombëtare si shtet i pavarur.

 

Advertisement

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

Është kaq i rëndësishëm ky moment në histori sa të gjitha këto të tjerat janë produkt i një devijimi tërësisht të panevojshëm nga fokusi, fokusi është të bëhet paqja përfundimtare në tryezë, Sot bashkësia euro-atlantike i ka dhënë Kosovës mundësinë e artë dhe propozimi në tryezë i mbështetur nga SHBA dhe BE është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës.

 

Qëndrimet e tij për situatën në të cilën gjendet sot Kosova i bëri në krah të homologut hungarez, Viktor Orban. Ky i fundit refuzoi të deklarohej për rastin e rrëmbimit të tre policëve kosovarë nga serbët dhe foli për nevojën urgjente të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

 

Advertisement

VIKTOR ORBAN

 

KRYEMINISTER I HUNGARISE

 

Advertisement

Shqipëria ka duruar 13 vjet për të arritur deri në fillimin e negociatave për anëtarësim. Pas 10 vitesh nëqoftëse perspektivat janë të sakta mendoj se vetëm Gjermania do të ngelet në 10 vendet më të zhvilluara të botës sepse nëqoftëse zgjerimi i BE do të ecë me këtë ritëm kaq të ngadaltë mund të them që është një ritëm vetëvrasës, nuk e di si do ia bëjë Europa në të ardhmen. Për këtë arsye Hungaria mbështet anëtarësimin e Shqipërisë, integrimin e Ballkanit Perëndimor.

 

Mes dy vendeve u nënshkruan dy memorandume, njëra prej të cilave për mbështetjen e Hungarisë ndaj Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy