Polemikat që po ndajnë Greqinë: Kush është terroristi që vriste diplomatët amerikanë dhe zyrtarët e lartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Polemikat që po ndajnë Greqinë: Kush është terroristi që vriste diplomatët amerikanë dhe zyrtarët e lartë

Në një kohë kur Greqia, ashtu si shumë vende të Europës, përballet me një krizë shëndetësore, fantazma e terrorizmit të majtë e ka kapluar sërish vendin fqinj. Frika e një rikthimi të ekstemistëve të majtë u shfaq kur ish-terroristi dhe anëtari i organizatës famëkeqe “17 Nëntori”, Dimitris Koufodinas hyri në një greve urie duke u bërë katalizator i një sërë protestash të dhunshme në Greqi. Përmasat e protestës e kanë tejkaluar fazën e një greve të vrullshme duke u transformuar në një vatër të nxehtë diskutimi në opinionin publik sa i takon të drejtave të të burgosurve.

I ndëshkuar me 11 dënime të përjetshme, Dimitris Koufodinas filloi grevën e urisë në 8 janar, pasi autoritetet greke i refuzuan kërkesën e tij për një transferim burgu. Koufodinas u arrestua e më pas dënua për rolin e tij në grupin ekstremist të majtë të njohur me emrin“17 Nëntori”, të cilët ishin aktivë nga 1975 deri në vitin 2002. Koufodinas kërkoi një transferim në burgun Korydallos në Athinë, ku ai u vendos fillimisht në 2003 së bashku me anëtarët e tjerë të “17 Nëntorit”.

Organizata terroriste “17 nëntori” fillimisht doli në skenë në 1975, pas vrasjes së shefit të stacionit të CIA-s në Greqi.

Në orën 10.30 të mëngjesit, më 23 dhjetor 1975, shefi i stacionit të CIA-s, Richard Welch u qëllua tri herë nga tre burra me kapuç që lëviznin me në një makinë të vjedhur. Autorët nuk tentuan të qëllonin gruan e Welch-it ose shoferin e tij, i cili dëshmoi më pas tek autoritetet në lidhje me incidentin. Një shënim u gjet në vendin e ngjarjes, i nënshkruar nga “17 Nëntori”. Megjithëse vrasja e shefit të stacionit të CIA-s krijoi një ndjesi befasie të pakëndshme, ajo nuk u konsiderua si puna e një organizate kombëtare hakmarrëseaq më pak e një organizate terroriste. Letra fillimisht u trajtua nga autoritetet si një mashtrim dhe vrasja si rezultat i konflikteve të brendshme brenda shërbimeve amerikane.

Advertisement

Më 26 dhjetor, një letër e dytë iu dërgua gazetave, por as ajo nuk u botua, në zbatim të një urdhri gjykate. Pas disa ditësh, një e tretë iu dha filozofit francez Jean-Paul Sartre nga një grua e panjohur. Sartre ia dorëzoi letrën gazetës “Libération”. Kryeredaktori i gazetës nuk e vlerësoi si autentike dhe vendosi të mos e botonte.

Viktima e radhës nga organizata “17 Nëntori” ishte Evangelos Mallios, i dënuar për torturimin e të burgosurve në Drejtorinë e Përgjithshme të Athinës. Ai u vra më 15 dhjetor 1976 dhe pas kësaj ngjarjeje francezja “Libération” e publikoi letrën, e cila më vonë u botua edhe nga gazetat greke.

Kësisoj “17 Nëntori” u kthye në një realitet të pamohueshëm në sajë të shumë akteve terroriste që numërohen të kenë qenë afro 103 grabitje, krahas bombardimeve dhe atentateve që rezultuan në 23 vrasje. Prania dhe veprimet e organizatës vazhduan të pandërprera deri në vitin 2002, ndërsa vlen të përmendet se ata gjithmonë merrnin përgjegjësinë për aktet terroriste. Aktivistët e “17 Nëntorit” e konsideronin veten një grup revolucionar marksist dhe anti-kapitalist, tëvendosur kundër bazave amerikane në Greqi, kundër Turqisë për praninë e saj ushtarake në Qipron Verior dhe kundër NATO-s.

Ndërhyrjet e politikës në dënimin e Koufodinas

Advertisement

Në kohën e arrestimit, Koufodinas ishte në krye të organizatës, që shpejt u shkri pas humbjes së krerëve të saj. Megjithatë, rrugëtimi i tij pas burgosjes ka qenë karakterizuar nga një sërë uljesh dhe ngritjesh. Në vitin 2018 kur koalicioni i majtë Syriza i udhëhequr nga Alexis Tsipras ishte në pushtet, Koufodinasu transferua nga burgu Korydallos në një burg bujqësor në fshat afër Volos. Ky burg bujqësor ishte një qendër që angazhonte të burgosurit në mbledhjen e frutave dhe punën në natyrë. Transferimiu kundërshtua shumë nga opozitat e krahut të djathtë në atë kohë.

Në dhjetor 2020, qeveria e Mitsotakis miratoi një ligj që u mohoi të dënuarve për terrorizëm një seri të drejtash të dhëna ndaj të burgosurve të tjerë, të tilla si leje me kohë të shkurtër dhe mundësinë e vuajtjes së dënimit të tyre duke punuar në burgjet bujqësore. Në vitin 2020, Koufodinas u transferuar në një burg të sigurisë maksimale në Domokos, që ndodhet në një mal të Greqisë qendrore.

Avokatja e Koufodinas, Ioanna Kourtovik akuzoi qeverinë për taktika hakmarrëse dhe të paligjshme, duke thënë se ajo kishte paraqitur një apel ligjor për pezullimin e dënimit të klientit të saj.

“Jeta e tij është në rrezik,” i tha ajo televizionit grek.

Advertisement

“Koufodinas po kërkon trajtim të privilegjuar”, tha zëdhënësjae qeverisë Aristotelia Peloni, “por shteti nuk negocion me të arrestuarit dhe nuk do të heqë dorë nga e drejta e tij sovrane për të vendosur se si t’i mbajë ata të ndaluar. (Ai) ka aftësinë t’i japë fund urisë grevë dhe të ushtrojë opsionet ligjore që ka në dispozicion”.

Mostërheqja e qeverisë greke dhe shëndeti i përkeqësuar i të dënuarit kanë tërhequr vëmendjen e simpatizantëve të majtë grekë. Opinioni publik është ndarë në dy pjesë, ndërsa disa avokatë, akademikë dhe gazetarë janë ankuar se llogaritë e tyre në Facebook janë bllokuar pasi ata postuan fotografi të tubimeve në mbështetje të Z. Koufodinas ose shprehën mbështetje për të drejtat e tij. Partitë e opozitës i kanë bërë thirrje qeverisë të ndryshojë qëndrim dhe t’i lejojë transferimin të dënuarit. Partia e majtë Syriza theksoi se Greqia nuk duhet të bëhet vendi i parë europian në 40 vjet që ka një të dënuar që bëhet viktimë nga greva e urisë. Lëvizja e Qendrës së majtë për Ndryshim nxiti kundër kthimit të të dënuarit në një “simbol për luftë”.

Gjasat që ish-terroristi Dimitris Koufodinas të bëhet martiri i kauzës së të drejtave të së burgosurve janë të ulta, pasi ai nuk ka shprehur kurrë keqardhje për veprimet që kreu në shërbim të organizatës “17 Nëntori. Megjithatë shumë ekspertë të terrorizmit kanë frikë se greva e urisë mund të nxisë dhunë të re ndërsa galvanizon grupet greke anti-qeveritare. Këta ekspertë paralajmëojnë se nëse i burgosuri vdes atëherë fati i Greqisë do të vuloset në mënyrë të patjetërsueshëm dhe terrorizmi i brendshëm do të ringjallet, ndoshta edhe më i fuqishëm se më parë.(Lapsi)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy