Një polemikë e fortë ka shpërthyer në Kosovë pasi kryeministri i ri, Albin Kurti, ka ndërruar shtëpinë e tij pas marrjes së detyrës. Më parë Kurti ishte mburrur se kishte shitur banesën e vet per te financuar aktivitetin politik duke u vendosur në një apartament 60 metra katror me qira. “Mua më duhet hapsirë vetëm për të vendosur librat” pati deklaruar ai.
Por në videon e publikuar nga Kanali 10 në Kosovë shihet një vilë 400 M2 në lagjen Taslixhe të Prishtinës. Sipas banorëve të lagjes Taslixhe, Kurti e ma marrë me qira vilën në këtë zonë.
Ndërkohë vetë Kurti dhe kabineti i tij nuk kanë dhënë shpjegime për këtë lëvizje që i kapërcen kufijtë e një çështjeje personale. Zëdhënësi Përparim Kryeziu ka deklaruar se nuk mund të japë shumë të dhëna për banesën e re të Kurtit për shkaqe sigurie.