Poker në lokal/ Policia kap në flagrancë pronarin dhe dy bashkëpunëtorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Poker në lokal/ Policia kap në flagrancë pronarin dhe dy bashkëpunëtorët

Policia e Shkodrës goditi një rast të lojërave të fatit.

 

Një pronar lokali me inicialet M. S., 33 vjeç në lagjen “Partizani” në Shkodër u arrestua sepse efektivët gjetën dhe sekuestruan një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra për lojën e pokerit që ky shtetas organizonte në lokalin e tij.

 

Advertisement

Në pranga ranë edhe dy bashkëpunëtorët e tij, A. D.,  37 vjeç dhe H. Y.,  47 vjeç.

 

Gjithashtu u proceduan në gjendje  të lirë edhe 9 shtetas të tjerë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, pasi u gjetën në ambientet e lokalit duke luajtur lojëra fati të kundërligjshme.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy