Pogradeci ka çelur të shtunën zyrtarisht sezonin turistik.
Një ceremonie e veçantë u zhvillua përgjatë gjithë bregut të liqenit. Sipas kryebashkiakut Ilir Xhankolli ky vit pritet të ketë një numër të madh vizitorësh krahasuar me vitin e kaluar.
Ai theksoi se autoritetet kanë që prej muajt janar që po punojnë për turizmin veror, ndërsa synim mbetet që sezoni të shtrihet edhe në tre stinët e tjera të vitit.
ILIR XHAKOLLI
AdvertisementKRYEBASHKIAK I POGRADECIT
Nje punë voluminoze që në janar që po punojmë. Do kemi një sezon të mbarë këtë vit.
Edhe operatorët turistikë që kanë aktivitetet e tyre në qytetin liqenor synim mbetet që turizmi të shtrihet përgjatë gjithë vitit pasi kulinaria e kësaj zone është tejet e pasur dhe e larmishme për secilën stinë.
“Përsa i përket gabimit të kornait katër stinët ky është një frymëzim që më ka ardhur nga opinioni që është krijuar për Pogradecin si një qytet sezonal, vetëm veror. Përkundrazi ne jemi një qytet që ofrojmë shumë”
Risi për këtë sezon kanë qënë edhe sportet e rërës, me volejbollin në rërë që vit pas viti po kthehet në një trend për Pogradecin, ku këtë herë ka pasur pjesëmarrje jo vetëm nga ekipe shqiptare për edhe nga Kosova.
“Si mysafir nga Kosova na kanë pritur shumë mirë i falenderoj për bashkëpunimin dhe gjithcka tjetër
Panairet e ndryshme të artit, kulinarisë dhe artizanatit së bashku me aktivitetet kulturore do të jenë çdo ditë të pranishme në Pogradec përgjatë këtij sezoni veror duke u shndëruar kështu në një risi të veçantë për këtë vit.