I jepet sot lamtumira e fundit poetit të njohur Agim Doçi, i cili u nda dje nga jeta në moshën 76- vjeçare. Doçi ndodhej prej mëngjesit të së shtunës në reanimacion në QSUT pasi pësoi hemorragji cerebrale.

Doçi kishte mbërritur me urgjencë me ambulancë nga Spitali Bashkiak i Pogradecit ku kishte ndodhur goditja në tru. Ai ishte shtruar në spital në Qendrën Stroke, pasi kishte shfaqur çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit. Por nuk mundi të mbijetonte dot ndërkohë që ceremonia e varrimit do të mbahet ditën e sotme në Tiranë, ndërsa homazhet do të zhvillohet në orën 11:00.

Agim Doçi ishte një prej krijuesve të shumë teksteve të këngëve shqiptare. Ai ka krijuar më shumë se 3.000 tekste të këngëve që janë kënduar nëpër festivalet tona. Është fituesi i mbi 50 çmimeve dhe dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë mes të cilave “Marshi i UÇK-së” dhe “A vritet pafajësia”. Bashkëpunëtorët e tij përcollën mesazhe ngushëllimi në rrjete sociale. Fatkeqësisht ai nuk ia doli dot duke mbyllur sytë përgjithmonë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";