Në disa qytete italiane janë përshkallëzuar tensionet mes protestuesve dhe autoriteteteve pasi vijojnë demonstratat kundër ashpërsimit të masave ndaj pandemisë. Në Romë, Firence e Bolonjë ka patur trazira kaotike mbrëmjen e së shtunës.
Duke sulmuar gazetaret si terroristë dhe mashtrues që fshehin të vërtetat e krizës shëndetësore, qytetarët akuzuan edhe qeverinë se ju ka vjedhur dinjitetin duke përdorur pandeminë për interesat e saj.
Autoritetet kanë gjuajtur me shkopinj kundër qytetarëve të cilët kanë hedhur shishe qelqi, mjete të tjera të forta si dhe fishekzjarre ndaj agjentëve. Kamerat e sigurisë nëpër rrugë janë thyer, disa dyqane janë vandalizuar e iu është vënë flaka atm-ve si dhe koshave të plehrave.
Me parrullat: “Ne nuk jemi fashistë, po vdesim nga uria”, “Italia është i vetmi vend që mbyllet pa dëmshpërblyer”, protestuesit tentuan të sulmojnë edhe disa ndërtesa qeveritare.
Jo më pak kaotike kanë qenë zhvillimet edhe në Spanjë. Barcelona dhe Madridi janë kthyer në sheshe lufte. Mijëra qytetarë janë përleshur me policinë dhe kanë shkatërruar qëndrat e qyteteve.
Turmat e zemëruara kërkojnë të respektohen të drejtat e tyre ndërsa shprehen se masat janë drastiek e të papërballueshme. Spanja ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme për 6 muajt e ardhshëm.