Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan, pasi u kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm dhe nuk ju bind urdhrit të policisë për të ndaluar. Policia arrestoi në flagrancë shtetasin E. H., 33 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas u kap, në vendin e quajtur “Ura e Manastrecit”, Prrenjas, duke transportuar me automjetin tip “BMË”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 400 euro për person.

Policia i kërkoi që të ndalonte, ai nuk ju bind urdhrit, por ka tentuar të largohet me shpejtësi.

Për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti dhe 1 aparat celular.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.