Finalizohet operacioni policor i koduar “COOPERATION” për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: •L. B., alias K. K., 34 vjeç dhe
E. M., 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje mbetur në tentativë”, të dy banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. D.,
36 vjeç.
Shtetasit e mësipërm janë kapur nga shërbimet e policisë, në afërsi të një qendre tregtare, duke transportuar me një mjet fugon, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u proçeduan penalisht dhe 7 shtetasit e huaj për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”.
Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”.