Po tani, përse nuk i hap kufijtë Greqia?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Po tani, përse nuk i hap kufijtë Greqia?

Greqia ishte të martën ndër vendet e para që dha dritën jeshile për futjen e Shqipërisë në listën e vendeve të sigurta, duke u mundësuar kështu turistëve shqiptarë të udhëtojnë sërish drejt Europës pas më shumë se 1 viti izolim.

Megjithatë, nga vendi fqinj nuk ka asnjë sinjal se kur do të hapen kufijtë me vendin tonë. Ndërsa Shqipëria regjistroi 24 orët e fundit vetëm 2 persona të infektuar dhe asnjë të vdekur, Greqia vijon të ketë dhjetëra raste të reja dhe viktima, ashtu si dhe të gjitha vendet e BE me të cilat shteti fqinjë me ne i ka hapur kufijtë.

Kur në mars 2020 u mbyllën kufijtë, pala greke e justifikoi me faktin se në Shqipëri kishte përqindje më të lartë se mesatarja e Greqisë dhe BE të të infektuarve për popullsi. Por, ashtu sic pasqyrohej edhe nga vendimi i BE-së, për ta futur Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta, situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qetë.

Vetëm pesë ditë përpara se Komisioni Europian të jepte dritën jeshile për lejimin e udhëtimeve thelbësore me vendin tonë, Athina ka shtyrë masat deri në 21 qershor për kufijtë Greqi-Shqipëri. Kjo do të thotë se deri në këtë datë, Greqia mund të vendosë të mbajë të mbyllur kufijtë pavarësisht se Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.

Advertisement

Kuota ditore e personave që do të kalojnë në pikën kufitare të Kakavijës drejt shtetit fqinj është 1 mijë e 500 veta. Drejt shtetit fqinj lejohen të kalojnë vetëm shtetasit shqiptarë që kanë leje qëndrimi në Greqi si dhe punëtoret sezonalë.

Ajo që e bën edhe më të çuditshme mbylljen e kufijve me vendin tonë, është edhe fakti që më 14 qershor Greqia ka vendosur të njohë të gjitha vaksinat, edhe nëse nuk janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave. Teorikisht , do të thotë se këtë verë shqiptarët e vaksinuar me vaksinën kineze Sinovac apo të ruse Sputnik V do të mund të udhëtojnë lirshëm drejt vendi fqinj, sapo të hyjë në fuqi vendimi i BE-së. Vaksinat që do të pranohen janë Novavax, Sinovac Biotech, Sputnik V, Sinopharm dhe CanSino Biologics.

Megjithatë, edhe pasi Athina të marrë vendimin për hapjen e kufijve me Shqipërinë, një sërë kufizimesh duket se do të jenë në fuqi.

Ambasada greke në Tiranë ka shpjeguar 3 fazat e hapjes së kufirit grek dhe se si do të procedohet. Ajo bën të ditur se me Shqipërinë kufiri do të hapet pas 15 qershorit dhe se të gjithë ata që hyjnë do i nënshtrohen tamponit dhe do i kërkohet qëndrimi një natë në hotel deri në daljen e përgjigjes.

Advertisement

Nëse tamponi rezulton negativ, shtetasit shqiptarë duhet të vetë-karantinohen për një ditë dhe nëse rezulton pozitiv, atëherë vizitori i nënshtrohet karantinimit 14 ditor nën monitorimin e mjekëve. Gjithashtu fluturimet pas 15 qershorit në Greqi do të lejohen vetëm në drejtim të aeroporteve të Athinës dhe të Selanikut.(SI)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy