
Në prangat e Policisë së Fierit ranë pesë persona, të kapur në flagrancë teksa shkëmbenin lëndë narkotike.
Shtetasit Fatmir Dhimo, Leonard Gropa, Ilir Nuhaj, Dardan Kamberaj dhe Simon Toska ndodheshin në ambientet e lokalit duke shkëmbyer drogën.
Advertisement
Në fund të operacionit të koduar “Ofiçin”, efektivët sekuestruan 7 kg kanabis, 6 doza kokainë, 6 aparate celularë dhe pesë automjete.