Një  27-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi u kap në flagrancë brenda Kalasë së Gjirokastrës, teksa i shiste një 31-vjeçari, lëndë narkotike ekstazi.

 

I arrestuari është 27-vjeçari me inicialet D. Ll., banues në Lezhë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për blerësin e kësaj lënde narkotike, shtetasin K. H., 31 vjeç, banues në Gjirokastër.

 

Policia sekuestroi sasinë e lëndës narkotike ekstazi, 420 euro dhe 28000 lekë që iu gjetën shtetasit të D. Ll., në momentin e arrestimit, të dyshuar të përfituar nga veprimtaria kriminale e shitjes së kësaj lënde, si dhe 2 celularë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.