Bogë-Asar Basha, 30 vjeç është arrestuar, pasi u kap duke ndërtuar pa leje 4 objekte në një zonë të mbrojtur, me qëllim përfitimin nga turizmi.
Dy automjetet që përdoreshin për transportimin e inerteve janë sekuestruar.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar se po kryheshin punime për të ndërtuar në një zonë të mbrojtur, në Bogë, 4 objekte, pa lejen përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se kishte ndërtuar 4 objekte druri mbi platforma të betonizuara, me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën”, informojnë blutë.