![Po luante tek kondicionerët e një hoteli dhe ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 12-vjeçari shqiptar](https://www.gazetatema.net/wp-content/uploads/2021/08/ambulanca-greke-770x361-1-300x141.jpg)
Një 12-vjeçar me origjinë shqiptare , nga Tsilivi, Zakynthos ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e së shtunës.
Sipas raportimeve të mediave greke, fëmija po luante me miqtë e tij pranë shtëpisë së tij, kur shkoi të fshihej pas ambienteve të kondicionerëve të një hoteli.
Por, njëri prej tyre kishte qenë i ngarkuar me energji elektrike dhe kur 12-vjeçari e preku, mbeti i vrarë në vend.
Ekipi i ambulancës e pati të pamundur që ta ktheje në jetë. Fëmija fatkeq u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos , pa puls. Sipas raportimeve, një grup i madh mjekësh tentuan ta risillnin të jetë por nuk mundën. Pronari i hotelit është vënë në pranga.
Advertisement