Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mal të Zi.
Sipas mediave të Kosovës, një autobuz me të rinj nga Peja është sulmuar nga një grup serbësh në Berane të Malit të Zi.
Mësohet se të rinjtë të cilët kishin qenë Kolashin po ktheheshin për në Kosovë.
Mediat bjënë me dije se persona të paidentifikuar me mjete të forta kanë thyer xhamat e autobusit në të cilin po udhëtonin shqiptarët.
Advertisement
Ndërkohë, qytetarët që kanë qenë në autobus kanë treguar për Indeksonline se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga policia.
Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar ndërkohë ende nuk dihen se cilat kanë qenë aryet e këtij sulmi.