“Po i shndërroni fëmijët në vrasës”, Brataj ka një këshillë për prindërit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Po i shndërroni fëmijët në vrasës”, Brataj ka një këshillë për prindërit

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, duke marrë shkas nga aksidentet me viktima të regjistruara ditët e fundit në vend, ka përcjellë disa mesazhe drejtuar pindërve, shoferëve të papërgjegjshëm dhe kiëmbësorëve.

 

Ai shkruan se prindërit nuk duhet t’u japin fëmijëve makina luksoze, ndërsa merr shembullin e Italisë, ku shoferët në vitet e para në timon, nuk e nisin me mjete të tilla.

 

Advertisement

Sipas tij, fatalitetet mund të parandalohen vetëm përmes edukimit.

 

Postimi i Bratajt:

NUK ËSHTË VETËM SHPEJTËSIA!!!

Advertisement

Numri lartë i aksidenteve ka shumë faktorë, jeta është vetëm një!!

Ky fenomen është arsyeja e këtij shkrimi. Ndoshta pak i ashpër, por çdo mënyrë është domosdoshme për të mbrojtur jetën e çdokujt!

Qytetarë shqiptar!

Prind shqiptar!

Advertisement

I ri shqiptarë!

Këmbësor shqiptar!

Çiklist shqiptar

Motorrist shqiptar!

Advertisement

Makina është një mjet pune që po shndërrohet në vrasës çdo ditë për shumë arsye. Vetëm në 2021 kemi 810 aksidente me makinë!

Je ti prind që i jep një të riu një makinë lluksoze shumë të fuqishme dhe e shndërron atë në vrasës! Para se të nisësh një makinë të tillë duhet të jesh shofer me eksperiencë disa vjeçare! Në Itali dy vitet e para mund të nisësh një makinë deri 1.100 CC.

Je ti prind që mban fëmijën në vendin e parë pa e lidhur me rrip sigurimi! Je ti që e mban në prehër dhe mendon se mund ti mësosh makinën një 5 vjeçari! Fëmija duhet të rrijë në sedilen e tijë i lidhur, le të qajë, por do të jetë gjallë! Para se të jetë fëmija yt (nuk është prona jote), është qytetarë shqipëtarë, prandaj i kërkojmë llogari shtetit sa herë duhet të ndërhyjë ligjërisht! Je ti që në një mënyrë bëhesh vrasës!

Je ti i riu shqipëtarë që nuk e di se çfarë makine (arme vrasëse) ke në dorë! Je ti që nuk e di që të kesh një makinë të tillë në jetë duhet të punosh të paktën 10 vjet vetëm për atë! Je ti që përdor hashash ose lëndë të tjera narkotike, pa e ditur efektin mjekësorë dhe pasojat që i shkaktohen shëndetit tuaj. Je ti që nuk e di që ju mer jetën të tjerëve, sepse ti je një eksploziv lëvizës dhe nuk e kupton! Në çdo shtet ti je i skeduar dhe nuk mund të kesh patentë derisa analizat e tua të tregojnë që nuk je më përdorues! Je ti që vret, je ti që vritesh! Je ti që të duket tortuari rrugë!

Advertisement

Je ti këmbësor shqipëtarë që ke të drejt të kalosh në vijat e bardha, por mos shiko nga ana tjetër duke e sfiduar makinën, sepse duke e nisur makinën mund të jetë një nga ata që përshkova më lart! Mund të jetë një pakujdesi e çdo shoferi të të përplasi, por jeta është e jotja! Je ti që vazhdon të kalosh në autostradë nga njëra anë në tjetrën, por mund të keshë fatin e keq si shumë qenë të pafajshëm, apo nuk e ke parë atë masakër?

Normal që duhen të kenë rrethim autostradat që të mos kalojnë kafshët, por ti i ke vijat e bardha dhe mbikalimet, përdori!

Vetëm aksidente me këmbësor janë 166 në këto pesë muaj!

Çiklist, kalo në pistën e biçikletave, kujdes në vijat e bardha për vete dhe për këmbësorët. Kujdes në rrugët pa pista biçikletash! Makina të ndalon të dëmton, të mer jetën, biçikleta nuk e ndalon dot makinën, nuk e dëmton shoferin!

Advertisement

Vetëm aksidente me biçikletë janë 157 në këto pesë muaj!

Mottorrist shqiptar, sidomos ti që bën delivery, ti që parakolon makinat nga të gjitha anët, ti që hyn në çdo hapsirë midis makinave, ti që nuk përdor kaskon, jetën e ke në rrezik, jetën e humb për pakujdesi tënden!

Vetëm me motorr janë 344 aksidente në pesë muaj!

Totali 1.477 aksidente vetëm në pesë muaj!!!

Advertisement

Humbje jete 90 persona në 5 muaj!

Por ne e dimë që për çdo humbje jete(kryesisht mosha të reja) kemi dy invalid të përhershëm!!

Pra 180 invalid!!!

Vetëm së bashku mund tja dalim, vetëm duke edukuar, mësuar dhe parandaluar mund tja dalim!

Advertisement

Fajtorë jemi të gjithë!!!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy