Shoferët e furgonave dhe autoveturave taksi ne Korce kane zhvilluar kete te premte nje proteste.
Drejtuesit e mjeteve kanë dalë në protestë mesditën e kësaj të premte, pas një vendimi të marrë nga Bashkia e Korcës, pasi nuk u lejohet transporti i udhëtarëve me taksi brenda rrethit në kthim. Pra, drejtuesit lejohen të vijnë me pasagjerë drejt Korcës dhe më pas të kthehen bosh.
Jemi gjobitur, gjoba varion nga 50-250 mijë lek të vjetra, thane shoferet. Kemi 30 vite me këtë punë, nuk kemi hasur probleme të tilla, që prej 1 jave bashkia së bashku me punonjësit e saj po na vendosin gjoba.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Sipas shoferëve policia bashkiake ka ngritur postblloqe duke mos i lejuar të punojnë me të vetmen punë që cojnë të ardhura në familjet e tyre.
Jane rreth 60 shofere qe kane hasur se fundmi kete problem.