
Në prangat e Policisë së Lushnjes përfundoi këtë të diel një i akuzuar për zjarrvënie.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me inicialet R. D., banues në Dushk, po digjte disa ferra kur flakët i dolën jashtë kontrollit.
Advertisement
Në këtë mënyrë zjarri përfshiu një sipërfaqe me ullinj në vendin e quajtur “Kodrat e Kalipasë”.
Policia procedoi penalisht edhe një 15-vjeçar që dogji mbeturinat dhe rrezikoi disa prona në fshatin Golem.
Advertisement