Aktivistja e njohur shqiptare në SHBA Evi Kokalari po e shfrytëzon qëndrimin e saj në Shqipëri për të mbështetur Berishën në takimet e tij me bazën demokrate, por jo vetëm.
Kokalari ka takuar demokratë të vjetër dhe personazhe të tjerë të rëndësishëm public në vend, por edhe drejtues institucionesh.
Këtë të enjte, madje Kokalari ka drekuar më Presidentin Meta.
Ishte kënaqësi të takohesha më në fund me presidentin Ilir Meta. Faleminderit për drekën e mrekullueshme dhe për bisedën tuaj të kandidatëve, shkruan Evi Kokalari në facebook.
Kokalari ka akuzuar fort Lulzim Bashën se e ka shitur Berishën tek amerikanet në këmbim të “amnistisë”. Ajo madje akuzoi kryedemokratin se ka paguar 500 mijë euro tek një kompani ruse për të lobuar për imazhin e tij në SHBA.