Gjykata e Posaçme ka dënuar me 8 vite burg Agron Qafën dhe me 3 vite e 4 muaj burg Florenc Çekrezin, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit të bujshëm “Plumbi i Artë”.
Ishte “zbërthimi” i Nuredin Dumanit, tanimë i penduar i drejtësisë, që nxori në pah përfshirjen e këtyre dy personazheve në disa ngjarje kriminale.
Agron Qafa, akuzohet për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, për një ngjarje të ndodhur në shkurt të vitit 2013-të në qytetin e Durrësit. Ai ka vepruar së bashku me disa persona të tjerë, në formën e një grupi kriminal.
Ndërsa Florenc Çekrezi akuzohet për “Shkatërrim prone me eksploziv” ndaj banesës së Talo Çelës në Elbasan dhe Mustafa Subashit në Durrës./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";