Plagosje me arme zjarri në orët e vona të së mërkurës në Berat.
Ngjarja ka ndodhur ne lagjen “Deshmoret e Kombit”, në vendin e quajtur Kinoklubi.
Mēsohet se èshte plagosur nje 24-vjeçar. Policia beri te ditur se ka identifikuar autorin e ngjarjes por nuk mund te publikoje emrin per arsye te hetimit.
Me poshte komunikata e policise:
Në spitalin e Beratit ka shkuar shtetasi T.F., 24 vjeç për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në lagjen Deshmorët e Kombit, pranë Xhamisë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, ku për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije identitetin e tij.
Vijon puna intensive për kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.