Moti për ditën e nesërme parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare kryesisht të larta dhe transparente. Vlen për tu theksuar se temperaturat në vlerat e mesditës pritet të kapin vlera deri në 30 grad celcius, vlera këto anormale dhe rreth 7-8 gradë më të larta se mesatarja klimatike mujore për vendin tonë.
Gjithashtu duke nisur nga dita e diel pritet afrimi gradual nga Europa Perëndimore e një qendre të thellë të presionit të ulët, e cila duke kaluar mbi Afrikën e Veriut do të transportojë mbi Vuropën kryesisht juglindore sasi të larta të pluhurit (me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharas-ë).
Kombinuar më temperaturat e larta kjo situatë do të krirjoë ndjesinë e ajrit “mbytës”, ndonëse kjo situatë u ndodhi edhe pak ditë më parë në vendin tonë. /vizionplus.tv