Në konferencën për shtyp, ish-kyeministri Sali Berisha u pyet edhe platformën e propozuar nga Enkelejd Alibeaj për bashkimin e demokratëve dhe zgjidhjen e krizës në PD.

 

Ndërsa e quajti Alibeajn bashkëpunëtor të ngushtë të Edi Ramës, Berisha u shpreh se ai nuk ka asnjë tagër, dhe se përveç Komisionit të Rithemelimit, askush nuk mund të firmos në emër të PD-së.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Alibeaj nuk ka asnjë tagër të firmosë një dokument përveçse për kohën që njihej si kryetar grupi parlamentar. Basha dha dorëheqjen. Kryetari i PD aktual është vetëm një, Komisioni i Rithemelimit. Akusht tjetër nuk mund të firmos në emër të PD. Në këtë koncept, për këtë arsye u detyrova që ti them Alibeajt se për ne ti për ne nuk je më kryetar i grupit parlamentar, ke paditur PD. I vlerësoj shumë qëllimet dhe shqetësimet e deputëve të PD për zhvillimet nga baza në qendër, por ka një parim themel: grupi parlamentar është i Partisë Demokratik, dhe jo PD e grupit parlamentar.”